Kasami: I kemi liruar trotuaret e Tetovës

Tetova

Kasami: I kemi liruar trotuaret e Tetovës

Më: 11 maj 2022 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njofton se kanë bërë vendosjen e shtyllave nëpër trotuaret e qytetit të Tetovës.

“Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Sektorin për Veprimtari Komunale, Ndërmarrjen Komunale “Tetova”- Tetovë ka bërë vendosjen e shtyllave nëpër disa trotuare për të rritur sigurinë e këmbësorëve dhe për të krijuar kushte që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe pa pengesa.

Përmes këtij aksioni dhe aksioneve të tjera që do të realizohen së shpejti, ne tregojmë përkushtimin dhe përkujdesjen që kemi ndaj qytetarëve dhe ndaj hapësirave publike. Shtyllat do të shërbejnë për të parandaluar parkimin e veturave në trotuare.

Shtyllat që kemi vendosur sot janë shtylla të cilat më herët ishin vendosur përgjatë të ashtuquajturës shteg i biçikletave, dhe pas shqyrtimit dhe ankesave të qytetarëve ne i kemi larguar nga ai lokacion dhe janë vendosur në trotuare respektivisht në ato trotuare ku ka nevojë”, njofton Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat