Tragjedi në Tetovë: Mbytet një fëmijë 6-vjeçar në ujërat e lumit Shkumbin

Tetova

Tragjedi në Tetovë: Mbytet një fëmijë 6-vjeçar në ujërat e lumit Shkumbin

Më: 21 maj 2022 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Një tragjedi ka ndodhur në Tetovë pasditen e sotme, pasi një fëmijë 6-vjeçar është mbytur në ujërat e lumit Shkumbin, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimi të Krizave.

Sot në ora 14:00 përmes E-112 është marrë informacion për një fëmijë të moshës 6 vjeçare në vendbanimin Krasniqi në Tetovë, i cili duke luajtur në bregun e lumit Shkumbin pas shtëpisë ku jeton, ka rënë në ujërat e vërshuara të lumit. Nëna e tij shtatzënë e vuri re rënien e fëmijës dhe është hedhur menjëherë në ujërat e për ta shpëtuar.

Pas rreth 50 metrash, të marra nga uji i shpejtë, disa banorë të rrethinës arritën ta nxirrnin nga bregu i lumit, por fatkeqësisht jo edhe fëmijën. Menjëherë pas njoftimit, Qendra ka alarmuar të gjitha subjektet – ekipet e Njësive Territoriale të Zjarrfikësve, ekipet e SPB Tetovë, Njësiti Special Antiterrorist “Tigër”, Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë EBR dhe ekipi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilët me me ndihmën e varkave kanë kontrolluar të gjithë zonën. Fatkeqësisht edhe përkundër ndërhyrjes së shpejtë, trupi i fëmijës është nxjerrë nga lumi në gjendje të pajetë”, tha QMK.

Trupi i pajetë i djalit është dorëzuar për autopsi, ndërsa policia ka kryer hetim për shkaqet e kësaj ngjarje tragjike në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat