Digjet një veturë në rrugën Tetovë-Shkup

Tetova

Digjet një veturë në rrugën Tetovë-Shkup

Më: 26 maj 2022 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Në rrugën rajonale Tetovë-Shkup afër Zhelinës dje në një zjarr u dogj një automjet mercedes me targa të Tetovës.

Zjarri në automjet ka filluar derisa automobili ka qenë në lëvizje, kurse drejtuesi i automjetit nuk është lënduar.

“Në SPB Tetovë në ora 15:40 është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Shkup në të cilën ka qenë duke udhëtuar është përhapur zjarr në automjetin e për udhëtim ‘Mercedes’ me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.F. (18) nga Pallatica e Tetovës. Nuk ka të lënduar, ndërsa me ndërhyrjen e Njësitit territorial zjarrfikës Tetovë zjarri është lokalizuar plotësisht”, njoftoi SPB Tetovë.

Nga zjarrëfikësit kanë informuar se kanë ndërhyrë dy ekipe me gjithsej pesë zjarrfikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat