Përfshihet nga flakët ish-fabrika e duhanit në Tetovë

Tetova

Përfshihet nga flakët ish-fabrika e duhanit në Tetovë

Më: 30 maj 2022 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka shpërthyer në ish-fabrikën e duhanit në Tetovë.

Sipas raportimeve të para nga terreni, bëhet e ditur se zjarri rrezikon edhe objektet përreth fabrikës.

Zjarrfikësit e Tetovës po përpiqen të shuajnë zjarrin, derisa u kanë dalë kolegët e tyre nga Gostivari dhe Shkupi, por edhe qytetarë të thjeshtë.

Policia ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve afër kësaj zone./Euronews

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat