Zjarri në Tetovë, QMK: Ka mbi 80 ushtarë në terren

Tetova

Zjarri në Tetovë, QMK: Ka mbi 80 ushtarë në terren

Më: 30 maj 2022 Në ora: 14:54
Zjarri në Tetovë

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu mëngjesin e sotëm në fabrikën në hyrje të qytetit të Tetovës, cilësia e ajrit është përkeqësuar dukshëm.

“Komuna e Tetovës dhe SPB Tetovë apelojnë qytetarët që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre. Më të prekur janë ata me sëmundje pulmonare dhe sëmundje të zemrës, të cilët duhet të qëndrojnë sot në shtëpi dhe të ndjekin raportet për cilësinë e ajrit Ata qytetarë që duhet të jenë jashtë, duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse, mundësisht N95”, thonë nga QMK.

Nga QMK apelojnë që dritaret dhe dyert e shtëpive të mbahen të mbyllura.

“Në orën 12:00 në vendngjarje ka mbërritur ushtria me një Hammer me 13 ushtarë, ndërsa në terren janë edhe 80 ushtarë nga kazerma e Tetovës me pajisje dhe makina për shuarjen e zjarrit”, thonë nga QMK.

Po ndihmojnë edhe zjarrfikësit nga Gostivari, Kërçova dhe Shkupi, si dhe ekipe me mjete zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve me përmbajtje kimike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat