Dauti: Të rinjtë e Tetovës për lejen e vozitjes duhet të paguajnë ryshfet 300 euro

Tetova

Dauti: Të rinjtë e Tetovës për lejen e vozitjes duhet të paguajnë ryshfet 300 euro

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 18:57
Ilire Dauti

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit duke folur për korrupsionin në vend parashtroi edhe problemin e lejeve të vozitjes në Tetovë, ku siç tha ajo, nuk mund të merret pa dhënë ryshfet.

“Shkoni në Tetovë dhe gjeni ndonjë të ri ose këdo qoftë i cili dëshiron të marrë lejen për vozitje.

A mund ta merr atë pa e shoqëruar me 300 euro minimum mito. Ju nuk do të mund të gjeni sepse as unë nuk kam gjetur”, tha Dauti.

Dauti tha se qeveria nuk është e denjë të flet për korrupsionin dhe pyetje të këtilla nuk mund të ju parashtrohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat