Tetovë, 11 muaj pa trajtim për qentë endacakë

Tetova

Tetovë, 11 muaj pa trajtim për qentë endacakë

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 09:35
Ilustrim

Më 31 maj komuna e Tetovës ka hapur tender për kompani që trajtojnë qen endacakë. Sipas dokumentacionit që ka hapur komuna e Tetovës kompania do të duhet që qentë t’i grumbullojë dhe t’i trajtojë.

Në Tetovë që nga korriku i vitit 2021 askush nuk i trajton qentë endacakë. Kryetari i Tetovës i pyetur ditë më parë se pse nuk ka asgjë konkrete në terren ai u përgjigj:

“Nuk mund të konstatojmë se nuk është marr asnjë hap, janë procedurat ashtu. Pa asnjë procedurë unë nuk do ta bëj veprimin e kryetares paraprake. Ta bëj punën, dhe më pas janë zgjedhur operatorët unë duhet t’i respektojë procedurat ligjore edhe pse në këtë rast janë të zgjatura edhe të stërzgjatura, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Por si janë procedurat sipas Kasamit?

“Jemi në komunikim me kompaninë që jemi dakorduar gojarisht që të realizojë këtë si projekt. Jemi në dakordimin e procedurave formale juridike që ne duhet të realizojmë të njëjtën. Por do të duhet të hapet tender të aplikojë kompania apo shoqata dhe ku do të përmbyllet kjo të vazhdojë realizmi”, tha Kasami.

Por çfarë kishte deklaruar kryetra i komunës më 30 prill? Atëherë kur dështoi projekti që në Bërvenicë të ndërtohet strehimore për qentë endacakë.

“Komuna e Tetovës veç ka planin B që ne jemi në realizim e sipër. Janë konsultimet finale të formës së realizimit të procedurës për përkujdesjen e qenve endacakë përmes shoqatës “Amos”, përmes të cilës paraprakisht kemi dakordësi. Tash shikojmë format juridike si do bëhet lidhja e kontratës”, kishte thënë Kasami.

Se kush do t’i trajtojë qentë endacak në Tetovë pritet të shihet në fund të muajt qershor kur edhe do të duhet të përfundojnë procedurat e tenderimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat