Tetova lihet anash nga banesat sociale

Tetova

Tetova lihet anash nga banesat sociale

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Përderisa në qytetet tjera vazhdon trendi i ndërtimit të banesave sociale, në Tetovë kjo temë pothuajse nuk ekziston.  Për vite të tëra pushteti lokal në Tetovë, por as pushteti qendror, nuk mendon për ndërtimin e banesave sociale për kategoritë në nevojë.

Ministri i pushtetit lokal Boçvarski fajin e hedh tek pushteti lokal sipas të cilit nuk kujdeset të sigurojë tokë në pronësi të shtetit për ndërtimin e banesave sociale, apo  të bëj kërkesë në Ministri për ndërtimin e banesave sociale.

Sa kam informata unë deri më sot një kërkesë e tillë nuk ekziston nga ana e komunës së Tetovës, por nëse ka interesim jemi të hapur të diskutojmë për cilëndo pyetje. Megjithatë mendoj se nevojat e qytetarëve të një komune, i ka komuna këshilli dhe kreu i komunës dhe nisma gjithnjë duhet të del nga atje. Nëse ndonjë komunë do ta ndihmojmë, duhet të kërkoj te jep idetë dhe projektet e saja që ne ti dalim në ndihmë pa marrë parasysh cila komunë dhe cilës parti i takon”, u shpreh Bllagoj Boçvarski. Ministër i transportit.

Kreu i Tetovës Bilall Kasami topin e hodhi tek përbërja paraprake e komunës, ndërsa premtoi se, komuna, jo vetëm që do gjej tokë shtetërore, por do të siguroj edhe para që bashkë me ministrinë në fjalë, të ndërtohen banesat sociale, duke mos e precizuar se, si dhe nga ku do sigurohen mjetet, kur dihet që komuna është në borxhe të mëdha.

Ne si pushtet lokal, veçmë kemi vendosur komunikim me ministrinë e punës dhe politikës sociale që të përpilojmë një plan detaj urban për këtë zonë dhe njëherësh në bashkëpunim edhe me donator ndërkombëtarë por edhe fonde të komunës, të ndërtohen banime sociale për këto qytetarë për ta rregulluar banimin e tyre”, deklaroi Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Hapësira për të cilën premton Kasami, është pikërisht kjo lagje me bashkëqytetarë tanë të komunitetit romë, të cilët kushtet për jetesë i kanë zero, ndërsa numri i familjeve që jetojnë në këtë lagje, është afër 30, apo rreth 200 persona”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat