SPB Tetovë: Gjobiten 46 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Tetova

SPB Tetovë: Gjobiten 46 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 09:39
Ilustrim

Gjatë mbrëmjes së kaluar (27.28.07.2022) në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 03:00,punonjës policor nga Ministria e Punëve të Brendshme, të pajisuar me radar posaçërisht për inçizim në kushte nate, ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e SPB Tetovë për të sanksionuar mjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Gjatë aksionit janë sanksionuar 46 drejtues mjetesh.

Nga këta, 36 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 10 jashtë qytetit.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat