Të dyshuarit për pedofili në Tetovë i caktohet masa e paraburgimit

Tetova

Të dyshuarit për pedofili në Tetovë i caktohet masa e paraburgimit

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Gjykata e Tetovës i ka caktuar masë paraburgimi 8 ditor personit të dyshuar për pedofili, M.A 27-vjeç nga Tearca e Tetovës. Dyshohet për kryerjen e veprës penale joshje të fëmijës që nuk i ka mbushur 14 vjet dhe tërheqja për marrëdhënie seksuale.

27-vjeçari dje u arrestua nga policia, pasi një nënë nga Kosova rrëfeu për ngacmimet që i ishin bërë vajzës së saj 12-vjeçare, përmes rrjeteve sociale, duke i kërkuar foto nudo, ose në të kundërtën e ka kërcënuar se do të publikojë në rrjete sociale foto dhe video me pamje të saj dhe me mbishkrime të turpshme, gjë për të cilën dyshohet se edhe e ka bërë.

“Dje rreth orës 17:00 pjesëtarë të policisë nga Sektori për Punë Të Brendshme në Tetovë kanë privuar nga liria personin M.A 27 vjeç nga Tearca e Tetovës për shkak se si njëjti dyshohet se ka kryer vepër penale joshje e fëmijës që nuk i ka mbushur 14 vjeç dhe tërheqje për marrëdhënie seksuale.

I njëjti është mbajtur në stacionin policor Tetovë, pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij në gjykatën e Tetovës do të përgatitet parashtesë përkatëse”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat