Mbyllet votimi në Tetovë dhe dy komunat tjera të Maqedonisë së Veriut

Tetova

Mbyllet votimi në Tetovë dhe dy komunat tjera të Maqedonisë së Veriut

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Ka përfunduar procesi i votimit në Komunën e Tetovës, Komunën e Mavrovë-Rostushës dhe Komunën Qendër.

Votimi ka shkuar në atmosferë demokratike dhe nuk janë regjistruar parregullsi.

Pas mbylljes së procesit të votimit, Komisionet Komunale Zgjedhore kanë filluar me numërimin e votave.

Theksojmë që në Tetovë sot është votuar për përbërjen e re të Këshillit të Komunës së Tetovës, pasi ai i fundit nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare. Ndërsa në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë është votuar edhe për kryetar komune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat