Shpërthen zjarr në një shtëpi në Tetovë

Tetova

Shpërthen zjarr në një shtëpi në Tetovë

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Mbrëmë ka shpërthyer zjarr në një shtëpi të braktisur në rrugën “Todor Ciposki-Merxhan” afër xhamisë së “Saatit” në Tetovë.

Komandanti i zjarrfikësve të Tetovës, Avni Amethi, njofton se zjarri ka rënë në një shtëpi që nuk është banuar dhe është braktisur. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

“Kemi ndërhyrë pas raportimit në orën 02:55, shuarja ka përfunduar plotësisht në orën 06:50”, thotë Ameti.

Katër orë iu deshën 12 zjarrfikësve nga Tatova me katër automjete për ta vënë zjarrin nën kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat