Kasami: Riorganizimi i administratës pengohet nga pushteti qendror

Tetova

Kasami: Riorganizimi i administratës pengohet nga pushteti qendror

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 08:51
Bilall Kasami

Kryetari i Komunës Tetovës Bilall Kasami, në TV24 ka folur për riorganizimin e administratës brenda komunës. Ai tha se një gjë e tillë po pengohet nga pushteti qendror.

“Në lidhje me riorganizimin e administratës inspektorati i punës përmes bashkëshortes së zëvendësministrit të drejtësië Agim Nuhiu, bën presion dhe i kthen në punë të punësuarit e komunës të cilët për tre muaj nuk kanë qenë në vendet e tyre të punës dhe kjo e dokumentuar përmes sistemit elektronik të evidencës.

Pushteti qendror e pengon realizimin e punëve dhe zhvillimin e qytetit”.

“Paramendoni, kanë lejuar Teuta Arifin që të krijojë një borxh prej 24 milion euro, pa qenë kohë krize ndërsa mua që në javën e parë më kanë limituar buxhetin, dhe këtu parashtrohet pyetja se si mund të menaxhosh ose të kursesh në një komunë ku mjetet janë të limituara”, deklaroi Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat