Arrestohet një person në Tetovë, me eskavator ka dëmtuar instalimin elektrik

Tetova

Arrestohet një person në Tetovë, me eskavator ka dëmtuar instalimin elektrik

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (26-shtator) në ora 17:00, në Sllatinë të Tetovës, kanë arrestuar 37-vjeçarin J.A..

Ai duke punuar me eskavator rreth mesditës ka dëmtuar ndjeshëm instalimin elektrik.

Kësisoj  ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike disa banorëve të fshatit.

Është kryer kontroll dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit J.A. do të përgatitet një parashtresë përkatëse.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat