Tetova bëhet me autobus elektrik, të premten do të lëshohet në përdorim

Tetova

Tetova bëhet me autobus elektrik, të premten do të lëshohet në përdorim

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” informon se të premten do ta prezantojnë modelin e autobusit elektrik, i cili do të përdoret për transportin publik në qytet.

Nga kjo ndërmarrje thonë se ky autobus do të lëshohet në përdorim të premte dhe vozitja do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

“NP “Tetova Transport” – Tetovë mundohet të jetë në hap me risitë më të fundit në fushën e transportit publik. Për kënaqësinë tonë të madhe, më 30 shtator 2022 (e premte), në Tetovë do të prezantohet modeli i autobusit elektrik ISUZU NOVOciti”.

“Ky autobus është me energji elektrike, nuk përdor karburant që lëshon grimca të dëmshme në ajër dhe është i destinuar për transportin publik të qytetit. Ky autobus do të qarkullojë nëpër Tetovë më 30 shtator 2022 (e premte). Në fillim në ora 09:55, nisja do të jetë nga Universiteti i Evropës Juglindore (SHTUL). Vozitja do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tetovës”, thonë nga NP “Tetova Transport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat