Policia e Tetovës gjobit dy persona që lypnin në rrugë

Tetova

Policia e Tetovës gjobit dy persona që lypnin në rrugë

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 14:37
Tetovë

Punonjësit policorë të SPB Tetovë në bashkëpunim dhe koordinim me Qendrën për Çështje Sociale Tetovë kanë kryer kontroll të përbashkët dje nga ora 08:30 deri në ora 12:00 në Tetovë.

Në kontrollin e kryer në disa rrugë të zonës qendrore të qytetit, janë gjetur dhe sanksionuar dy persona, një grua 48-vjeçare nga një fshat i Tetovës dhe një 61-vjeçar nga Tetova, të cilët lypnin në rrugë të ndryshme.

“Për të dy do të përpilohen parashtresa në përputhje me nenin 24 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike”.

“Kushdo që kapet duke lypur do të gjobitet nga 15 deri në 50 euro, sipas nenit 24 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat