Kallëzim penal për një person nga Tetova, akuzohet për denoncim të rrejshëm

Tetova

Kallëzim penal për një person nga Tetova, akuzohet për denoncim të rrejshëm

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Një pesëdhjetë e dy vjeçar nga rrethina e Tetovës ka denoncuar rrejshëm se djali i tij 19 vjeçar ka vjedhur stoli ari dhe deviza në vlerë të përgjithshme prej 100 mijë euro, kjo është arsyeja që SPB-Tetovë ka ngritur kallëzim penal.

“Sektori për Punëve të Brendshme-Tetovë deri në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër 52-vjeçarit M.Xh. nga Pallatica e Tetovës për shkak të dyshimit se ka kryer veprën “Denoncim i rrejshëm i veprës penale”, të dënueshme në bazë të nenit 366 paragrafi 1 të Kodit Penal.

I njëjti dyshohet se më datën 02-dhjetor ka raportuar se në shtëpinë e tij në Pallaticë është kryer një vjedhje e rëndë në të cilën ka marrë pjesë djali i tij A.Xh.(19) me tre shokë të tjerë, pas së cilës dyshohet se kanë dalë nga shtëpia dhe janë larguar me një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës.

I dyshuari ka pranuar se të gjithë rrëfimin lidhur me vjedhjen e kishte sajuar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat