Kasami: Kovaçevski të mos përzien tezat e ndryshimeve kushtetuese dhe zgjedhjeve të parakohshme

Tetova

Kasami: Kovaçevski të mos përzien tezat e ndryshimeve kushtetuese dhe zgjedhjeve të parakohshme

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 15:04
Bilall Kasami

Pas deklaratës së kryeministrit, Dimitar Kovaçevski i cili theksoi se nuk do të nënshtrohet ndaj shantazheve dhe presioneve për ndryshimet kushtetuese dhe se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, ka reaguar kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili kërkoi që të bëhet dallimi në mes kërkesës për ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kasami thekson se Kovaçevski është në situatë të pa lakmueshme dhe duke mos pasur kapacitetin politik dhe legjitimitetin për të udhëhequr me Qeverinë e vendit, ai devijon qëndrimet politike të Lëvizjes Besa.

“Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare është kërkesë e shumicës së qytetarëve, pasi që kjo qeveri nuk buron nga legjitimiteti i marrë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, prandaj nuk duhet që kryeministri t’i përzien tezat për ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhjet e parakohshme.
Ndërsa, kur flasim për ndryshimet kushtetuese, Lëvizja BESA edhe njëherë riafirmon qëndrimin e saj se kërkon që të hiqet termi “20%” dhe të zëvendësohet me termin “gjuha shqipe””, thekson Kasami.

Ai shton se çdo kush që është kundër gjuhës së një populli e sidomos në rrethanat e Maqedonisë së Veriut detyrimisht është edhe kundër vlerave evropiane dhe Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat