Kontrolle në Trebosh të Tetovës, arrestohet një person

Tetova

Kontrolle në Trebosh të Tetovës, arrestohet një person

Më: 4 janar 2023 Në ora: 11:05
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

MPB informon se dje (03.01.2023) rreth orës 12:40 në Trebosh të Tetovës, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 58-vjeçarin Z.L nga ky fshat.

Siç thonë nga MPB, gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, janë gjetur kokainë dhe tetë fishekë për një pushkë gjuetie të kalibrit 12 mm.

“Ai është ndaluar në Stacionin Policor në Tetovë.

Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojnë parashtresat nga neni 215 dhe neni 396 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat