Policia jep detaje për aksidentin në Tetovë

Tetova

Policia jep detaje për aksidentin në Tetovë

Më: 18 janar 2023 Në ora: 13:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë në Tetovë ka ndodhur një aksident i rëndë në mes të disa veturave, gjatë të cilës kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Në aksident janë përfshirë tri automjete: BMW me targa të Tetovës e drejtuar nga E.B. (21) nga fshati Sellcë e Tetovës, vetura “Audi” me targa të Shkupit drejtuar nga B.L (35) nga Republika e Shqipërisë dhe veturës “BMW” me targa të Gjermanisë drejtuar nga E M. (44) nga Gradeci i Gostivarit.

Në aksident katër persona kanë pësuar lëndime fizike të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës, pas së cilës janë lëshuar për mjekim shtëpiak”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Në vendin e ngjarjes hetim kanë kryer ekipi i policisë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat