Policia e Tetovës mbrëmë me aksione kontrolluese në trafik

Tetova

Policia e Tetovës mbrëmë me aksione kontrolluese në trafik

Më: 20 janar 2023 Në ora: 12:06
Pamje nga Tetova

Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë gjatë ditës së djeshme nga ora 18:00 deri në ora 24:00 kanë kryer një aksion kontrollues të intensifikuar ndaj drejtuesve nëse dhe sa prej tyre kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë kontrollit, të kryer në zonën e gjerë të Tetovës, janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 5 drejtues mjetesh të cilët kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit, nga të cilët 1 drejtues është konstatuar me përqendrim të alkoolit mbi 2 promilë në gjak.

Pesë drejtuesit e mjeteve janë përjashtuar menjëherë nga trafiku, përkohësisht iu është konfiskuar patentë shoferi dhe janë përgatitur parashtresat përkatëse.

Gjatë aksionit kontrollues janë sanksionuar edhe 11 lloje të tjera të kundërvajtjeve të trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat