SPB Tetovë: Vitin e kaluar 505 shoferë kanë vozitur në gjendje të dehur

Tetova

SPB Tetovë: Vitin e kaluar 505 shoferë kanë vozitur në gjendje të dehur

Më: 20 janar 2023 Në ora: 12:11
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Gjatë vitit të kaluar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë sanksionuar gjithsej 505 vozitës të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit në rajonin e gjerë të Tetovës, ose 37 më shumë krahasuar me vitin paraprak.

Të gjithë janë larguar nga trafiku dhe iu është konfiskuar patentë shoferi dhe janë përgatitur parashtresat përkatëse, për të cilat janë paraparë gjoba prej 225 deri në 375 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga shkalla e dehjes nga alkooli.

Gjoba, ndërkaq, për ata që nuk kanë pranuar të bëjnë alko-test është 500 euro në kundërvlerë denarë.

“Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë edhe një herë rikujton dhe këshillon shoferët që të përmbahen nga konsumimi i pijeve alkoolike nëse planifikojnë të drejtojnë automjete ose nëse tashmë kanë konsumuar të mos ulen në timon. Sepse alkooli zvogëlon aftësinë e tyre për të vozitur dhe vë në rrezik sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Kjo vlen veçanërisht për shoferët fillestarë të rinj dhe të papërvojë, por edhe në përgjithësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat