SPB Tetovë shqipton 111 gjoba për vozitje të shpejtë

Tetova

SPB Tetovë shqipton 111 gjoba për vozitje të shpejtë

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 13:00
Tetovë

MPB Maqedoni informon se dje (05.02.2023) nga ora 10:00 deri në ora 16:00, Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë ka kryer kontroll të përforcuar të shpejtësisë në të cilin janë shqiptuar gjithsej 111 gjoba.

Në kuadër të këtij kontrolli janë sanksionuar 37 drejtues automjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit, nga të cilët 3 drejtues me më shumë se 70 kilometra në orë.

Policia ka informuar zyrtarisht se:

“Dy herë më shumë shoferë, pra 74, kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet, 2 prej tyre me mbi 50 kilometra në orë. Krahas kësaj janë sanksionuar edhe 7 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik”, thonë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat