Bëhet operacioni i parë i ezofagut në spitalin e Tetovës

Tetova

Bëhet operacioni i parë i ezofagut në spitalin e Tetovës

Më: 8 mars 2023 Në ora: 21:41
Ekipi i kirurgjisë torakale në Tetovë

Ekipi i kirurgjisë torakale në Tetovë hapi një kapitull të ri në gamen e ndërhyrjeve te saj duke e bërë ezofagoektomisë e parë të saj. Pra u bë rezeksion i karcinomes së ezofagut në 1/3 distale të saj me anastamoze gastro-ezofageale e gjitha kjo me laparoskopi-torakoskopi – VATS minimal invasive, njofton mjeku Visar Xhaferi.

“E falënderojmë Atilla Eroglu – i cili është ndër eminencat në ndërhyrjet e ezofagut në Turqi me mbi 1200 ezofagoektomi me minimal invasive, në qytetin e Erzurumin, ky spitali i tij është qendra bazë për edukimin e kirurgeve torakal për patologjite e ezofagut në Turqi, i cili do jetë edhe konsulenti ynë për të gjitha patologjite kirurgjike të ezofagut tani e tutje.

Kënaqësia është edhe më e madhe kur pacienti përveç besimit që na e jep neve si ekip, ai gëzon shëndet pas ndërhyrjes dhe për këtë mirësi e shijon me familjen e tij duke na falënderuar publikisht…

Zoti i shpërbleftë gjithë stafin e spitalit të angazhuar në këtë ndërhyrje që nga faza pre-operatore ashtu edhe në atë post-operatore, si: anesteziologet, gastrohepatologet, ekipin e intenzives dhe infermieret e repartit tonë të kirurgjisë…një kolektiv në ngritje e avancim e sipër që premton shume për të ardhmen”,  thuhet në njoftimin e mjekut Visar Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat