Tetovari dyshohet për uzurpim të tokës shtetërore dhe për ndërtim pa leje

Tetova

Tetovari dyshohet për uzurpim të tokës shtetërore dhe për ndërtim pa leje

Më: 26 mars 2023 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzim penal për ndërtim pa leje dhe uzurpim të tokës ndaj një 46-vjeçari nga Tetova. 

Nga MPB shtojnë se i njëjti dyshohet se ka uzurpuar 1050 m2 tokë shtetërore.

“SPB-Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër F.T.(46) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “ndërtim pa leje” dhe “uzurpim i patundshmërive”.

Gjatë vitit 2020, i raportuari në cilësinë e investitorit, në hyrje të fshatit Gajre, pa pasur leje ndërtimi nga organi kompetent i Komunës së Tetovës, ka ndërtuar një pllakë betoni të destinuar për ndërtesë banimi, duke uzurpuar tokë shtetërore me sipërfaqe 1050 m2″, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat