Bytyqi në kompaninë TECUP në Tetovë: Mbështesim kompanitë për të zhvilluar prodhimin dhe konkurrueshmërinë e tyre në tregjet e huaja

Tetova

Bytyqi në kompaninë TECUP në Tetovë: Mbështesim kompanitë për të zhvilluar prodhimin dhe konkurrueshmërinë e tyre në tregjet e huaja

Më: 1 prill 2023 Në ora: 12:31
Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, vizitoi kompaninë TECUP nga Tetova, e cila merret me prodhimin e letrës dhe kartonit, të cilën Qeveria e mbështet nëpërmjet Ligjit për mbështetjen financiare.

Në deklaratën e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se është një kompani që punon me materiale cilësore dhe të biodegradueshme, të përshtatshme për mjedisin.

“Kjo kompani prodhon gota letre njëpërdorimshme për çaj, kafe, lëngje dhe akullore, produkte me materiale cilësore dhe të biodegradueshme të destinuara për tregun e brendshëm si dhe tregun e jashtëm, konkretisht për tregjet në Serbi dhe Itali”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri njoftoi se kompania TECUP mbështetet përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, sepse është një kompani prodhimet e së cilës janë në përputhje me standardet ISO në harmoni me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane për të cilën Qeveria është e përkushtuar seriozisht.

“Në partneritet do të monitorojmë kompaninë në investimin e saj në një objekt të ri me një sipërfaqe totale prej 400 m2 ku janë planifikuar kapacitete të reja prodhimi. Pikërisht ky është qëllimi i planit të rritjes ekonomike për të mbështetur kompanitë, për të mbështetur kompanitë si TECUP, për t’i mbështetur në partneritet dhe për t’i ndihmuar të investojnë dhe të zhvillohen”, tha Bytyqi.

Shuib Veseli, njëri nga pronarët e kompanisë TECUP, falënderoi për mbështetjen financiare, për të cilën tha se është e mirëseardhur për ndërtimin e objekteve të reja prodhuese, të cilat do të kontribuojnë në vlerën e shtuar të kompanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat