Kasami: Qeveria aktuale nuk ka kapacitet ta realizojë Korridorin 8

Tetova

Kasami: Qeveria aktuale nuk ka kapacitet ta realizojë Korridorin 8

Më: 5 prill 2023 Në ora: 15:20
Bilall Kasami

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka deklaruar se qeveria aktuale nuk ka kapacitete për të zbatuar pjesët e paralajmëruara të autostradave nga Korridori 8.

Ai beson se kjo është për shkak se qeveria ka shumë projekte për rajonin e Tetovës që vetëm janë paralajmëruar. Kasami dje nuk ishte në lëshimin e pllakës për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, ndërsa në të ardhmen tha se “nuk do të marrin pjesë në dasma pa dhëndrin dhe nusen e Qeverisë”.

“Ne nuk do të marrim pjesë në asnjë promovim dasme pa dhëndrin dhe nusen sepse e dimë se kjo qeveri njihet për dasma të tilla. Deri më tani vetëm në rajonin e Tetovës ka promovuar tre projekte që nuk janë askund. Së pari, fabrika e makinave elektrike, e cila u promovua para zgjedhjeve, askush nuk e di se kur do të vendoset gurthemeli. Gjithashtu, një investim prej 150 milionë eurosh e ka promovuar vetë ish-kryeministri në Tetovë në një fushatë elektorale. Edhe nga Ecolog në pjesën e investimeve në objekte rezidenciale, spitalore e të tilla, e promovoi vetë kryeministri Zaev. Ish-ministri i Ekologjisë promovoi një investim për Kodrën e Diellit mbi 150.000.000 euro, ministri shkoi – investimi shkoi”, tha Kasami.

Ai tha se Komuna e Tetovës nuk ka asnjë bashkëpunim me pushtetin qendror në fushën e arsimit, me policinë, urbanistikën dhe kulturën dhe e gjithë kjo sipas tij, është në dëm të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat