Për shkak të zjarrit, ndërpritet trafiku në rrugën Tetovë – Jazhincë

Tetova

Për shkak të zjarrit, ndërpritet trafiku në rrugën Tetovë – Jazhincë

Më: 15 gusht 2025 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është ndaluar trafiku në rrugë Tetovë-Jazhincë.

Nga LAMM thonë se në orën 15:15, është ndaluar trafiku në rrugën Tetovë – Jazhincë pranë fshatit Rogaçevë nga Policia e Policisë së Tetovës.

Nga atje thonë se kjo është bërë shkak të sigurisë së shoferëve nga zjarri i zgjeruar në zonën e fshatit Rogaçevë dhe fshatit Jazhincë, i cili është pranë rrugës.

Më herët nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftuan se zjarri në midis fshatrave Jazhincë-Rogoçevë është jashtë kontrollit dhe se ekipet e zjarrfikësve janë në terren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat