Deon Shabani, fëmija i parë i lindur në vitin 2026 në Tetovë

Tetova

Deon Shabani, fëmija i parë i lindur në vitin 2026 në Tetovë

Më: 1 janar 2026 Në ora: 16:55
Kryetar i komunës, Bilall Kasami gjatë vizitës

Në Tetovë, foshnja e parë e lindur në vitin 2026 është një djalë.

Kryetar i komunës, Bilall Kasami bashkë me familjen e tij ka vizituar foshnjën dhe nënën e foshnjës, Ajsere Shabanin.

Kasami ka njoftuar se djali quhet Deon.

“Deon Shabani, banori më i ri i Tetovës! Në orët e para të tij, Tetova u bë shtëpi e një mrekullie të vogël.

Deon Shabani, një mrekulli që hapi vitin, një lindje që solli dritë, shpresë dhe buzëqeshje. Të kesh shëndet dhe lumturi Deon!”, ka shkruar Kasami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat