Digjet një veturë në Tetovë, nuk ka persona të lënduar

Tetova

Digjet një veturë në Tetovë, nuk ka persona të lënduar

Më: 5 janar 2026 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se një veturë është prëfshirë nga zjari Tetovë, nga ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

"Më datë 04.01.2026 në ora 08:45, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Gajre të Tetovës ka rënë zjarr gjatë lëvizjes në automjetin "Mercedes" me targa gjermane, i drejtuar nga A.I. (27) nga fshati Gajre.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë", thonë nga SPB Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat