Presidenti i Republikës së Shqipëria, Bajram Begaj, është takuar sot me kryetarin e Komunës së Tetovë, Bilall Kasami.
Në këtë takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, përkrahjen e projekteve me interes për qytetarët dhe rëndësinë e lidhjeve të vazhdueshme mes Shqipërisë dhe komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Palët theksuan nevojën për koordinim më të madh në fushat e arsimit, kulturës dhe zhvillimit lokal, si dhe për mbështetje të iniciativave që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve në Tetovë.
Postimi:
Me shumë kënaqësi e mirëpritëm në Tetovë Presidentin e Shqipërisë, Sh. T. Bajram Begaj.
Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe perspektivën e përbashkët europiane.
Tetova gjithmonë ka qenë një urë e rëndësishme bashkëpunimi kulturor, arsimor dhe kombëtar,
dhe vizita e Presidentit është dëshmi e vëmendjes që ka Shqipëria ndaj këtij bashkëpunimi.
Do të jemi gjithmonë këtu për të forcuar edhe më shumë lidhjet vëllazërore mes shqiptarëve!