Në Tetovë njerëzit marrin ndihma sociale edhe 2 vjet pasi të kenë vdekur

Tetova

Në Tetovë njerëzit marrin ndihma sociale edhe 2 vjet pasi të kenë vdekur

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 17:59
para

Gjithsej 134 nga Tetova kanë vazhduar të marrin ndihmë sociale edhe dy vjet pas vdekjes, kumtoi sot ministrja maqedonase e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Remenski.

Në një konferencë shtypi, Remenski tha se në Qendrën për ndihmë sociale, edhe pse kanë pasur njohuri se personat kanë vdekur, kanë vazhduar ta paguajnë ndihmën sociale.

“Shërbimet tona kanë bërë kontrolle në disa Qendra të ndihmës sociale dhe kanë gjetur numër të madh të keqpërdorimeve. 134 persona nga Tetova kanë marrë ndihmë sociale gati dy vjet pas vdekjes, ndërkaq një pjesë e tyre ende gjenden në Listën e zgjedhësve. Kjo është vetëm një pjesë nga ajo që kemi gjetur, ndërkaq ditëve në vijim do të zbardhim keqpërdorime edhe në qytete tjera”, tha Remenski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat