Komuna e Tetovës me program për mirëmbajtje të rrugëve dimërore

Tetova

Komuna e Tetovës me program për mirëmbajtje të rrugëve dimërore

Më: 4 janar 2017 Në ora: 18:21
Ilustrim

Sipas parashikimeve të meteorologëve, duke filluar nga dita e nesërme deri ditën e martë pritet që temperaturat në Tetovë të arrijnë deri më -22 gradë Celsius, me ç’rast gjatë ditës së nesërme dhe të premten do të ketë edhe reshje të konsiderueshme të dëborës dhe shiut të ngrirë.

Ndryshimi i dukshëm i motit do të fillojë nesër, kur priten edhe të reshura dëbore në mbarë territorin në vend, ndërsa në vendet malore shtresa e dëborës së akumuluar pritet të arrijë deri në 50 cm.

Komuna e Tetovës edhe këtë vit në kuadër të programit për mirëmbajtje dimërore të rrugëve ka angazhuar kompani me mekanizim përkatës, si dhe ka kryer furnizimin e kripës mekanike dhe rërës, me qëllim që të sigurojë kushte optimale për qarkullim të automjeteve dhe qytetarëve në kushte dimërore.

Me qëllim ndjekjen dhe menaxhimin sa më të mirë të situatës me reshjet komuna e Tetovës ka formuar edhe shtabin e emergjencës i cili do të funksionojë 24 orë për ditët në vijim deri në normalizim të plotë të gjendjes dhe komunikacionit rrugor.

Në rast urgjence qytetarët mund të kontaktojnë numrat 193 – Njësia për mbrotjte dhe shpëtim pranë NJ.K.T.Z – Tetovë, 195 -Qendra për menaxhim me kriza, si dhe numrin 075 369 013 ku munden të paraqiten raste të bllokimit të rrugëve për intervenim të shpejtë të shërbimeve komunale. Shtabi i emergjencës ka kontaktuar edhe përfaqësuesit e bashkësive lokale në fshatrat malore, me qëllim komunikim sa më të shpejtë me qytetarët në rast nevoje.

Gjatë këtyre ditëve NPK Tetova dhe NP Parkingu i qytetit do të punojnë edhe me turne të natës duke vënë në dispozicion të plotë kapacitetet njerëzore dhe maqinerinë, deri në normalizimin e situatës me reshjet dhe acarin.

Shërbimet komunale për pastrimin e borës dhe mirëmbajtje dimërore të rrugëve duke filluar prej sonte do të bëjnë hedhjen e kripës mekanike në bulevardet, unazat e qytetit dhe rrugët dytësore, me qëllim të evitimit të paraqitjes së ngricave në rrugë si rezultat i temperaturave të ulëta nën zero.

Gjithashtu bëjmë thirrje deri te qytetarët që të bëjnë pastrimin e dëborës përpara objekteve afariste dhe shtëpive të banimit, veprim ky i cili paraqet edhe obligim ligjor për çdo qytetar. Gjatë pastrimit të dëborës e njëjta të mos hudhet ne rrugë, që të evitohet paraqitja e ngricave si pasojë e temperaturave shumë të ulëta të cilat parashihen ditët në vijim.

Apelojmë që në kushte të të reshurave të mëdha të dëborës qytatarët të shmangin qarkullimin e panevojshëm me automjetet e tyre, dhe nëse këtë e bëjnë, të kenë automjete të pajisura me mjetet e nevojshme për qarkullim dimëror.

Me qëllim pastrimin sa më të mire të rrugëve nga shërbimet për mirëmbajtje dimërore të rrugëve, lusim qytetarët që të mos parkojnë veturat e tyre në vende dhe hapësira të papërshtatshme si dhe në skajet e akseve rrugore, pasi kjo pamundëson punën e makinerisë për pastrim të dëborës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat