Të rinjtë nga Tetova tregojnë që edhe mbeturinat mund të shfrytëzohen

Tetova

Të rinjtë nga Tetova tregojnë që edhe mbeturinat mund të shfrytëzohen

Më: 21 maj 2017 Në ora: 16:33
Pastrim mbeturinat ne Tetove

“OK Kej” është quajtur aksioni të cilin dje e ndërmorën disa të rinj nga Tetova dhe vendbanimet përreth për pastrimin e bregut të lumit Shkumbin. Në aksion u vendosën kosha për mbeturina nga materiali i recikluar, duke dërguar mesazhin se edhe mbeturinat mund të shfrytëzohen.

Aksioni ekologjik që po zbatohet për tre javë është pjesë e projektit “Transformers”, i realizuar nga Qendra ballkanike për bashkëpunim “Loja”.

Projekti ka për qëllim që përmes aksioneve transformuese të ngrit angazhimin e qytetarëve për mjedisin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat