BDI vendos ta rikandidojë Teuta Arifin për kryetare të Tetovës

Tetova

BDI vendos ta rikandidojë Teuta Arifin për kryetare të Tetovës

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 17:57
Ali Ahmeti dhe Teuta Arifi

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur që sërish të garojë me Teuta Arifin në komunën e Tetovës. Lajmi bëhet i ditur për INA nga burime partiake, duke theksuar se nënkryetarja e BDI-së që nga formimi i Qeverisë së re nuk u bë pjesë e saj, por u la për të konkurruar sërish në komunën e Tetovës.

“Është mëse e sigurtë që Teuta Arifi do të rikandidojë në komunën e Tetovës. Janë disa kandidatura, por ajo ka qenë më e votuar në radhët e partisë, për të përfaqësuar BDI-në në zgjedhjet lokale të 15 tetorit”, theksoi një zyrtar i BDI-së për INA.

Ditë më parë disa portale kanë shkruar se përveç Teuta Arifit ishin propozuar edhe Florin Besimi, drejtori aktual i Qendrës Klinike të Tetovës dhe vëllai i ish-ministrit Fatmir Besimi, por edhe disa emra të tjerë, që më pak janë votuar. Teuta Arifi ka përkrahjen edhe të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa në raundin e dytë ajo pritet të marrë përkrahje edhe nga partitë e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat