Arifi: Tetovën do ta shndërrojë në qendër turistike

Tetova

Arifi: Tetovën do ta shndërrojë në qendër turistike

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 09:01
Teuta Arifi

Urbanizuam dy Reçicat, ndërsa gjatë mandatit Qendrën sportive e shndërruam në një park të gjelbër, ku sot tetovarët dhe fëmijët kanë vend rekreimi modern dhe që i ngjason tamam një qyteti, ka thënë Teuta Arifi në debatin parazgjedhor në Alsat-M.

“Para katër vitesh, Tetova ishte ngulfatur nga betoni, pa gjelbërime. Sot, në Tetovë kemi hapësira të gjelbërta dhe park që ngjan me parqe evropiane. Këtu nuk do ndalemi. Veçmë ka filluar të realizohet projekti për banjat e Tetovës dhe shumë shpejtë, qyteti do shndërrohet në qendër turistike, pasi veçmë po investohet në kapacitetet që ka qyteti”, ka thënë Arifi, duke përmendur investimet e infrastrukturës drejt qendrave turistike në Tetovë. “Qytetarët e Tetovës mbajnë mend se, para katër vitesh, nuk kishin ku të kalojnë kohën e lirë me fëmijët e tyre. Sot, pothuajse në secilën lagje, aty ku ka hapësira publike, ka gjelbërim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat