Lagjja Toska në Tetovë, e mbytur nga mbeturinat dhe balta

Tetova

Lagjja Toska në Tetovë, e mbytur nga mbeturinat dhe balta

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 16:13
Tetovë

Banorët e lagjes Bllagoja Toska të Tetovës, reagojnë për papastërtinë që vite me radhë vazhdon të mbizotërrojë në rrugën e tyre. Këtej pari, nga uji balta dhe gropat e mëdha që janë hapur, është e vështirë të kalohet me makinë, e lere më në këmbë.

Këto gropat janë katastrofë, ujë shumë ka, nuk kalon dot as këmbësori  e as vetura, apelojmë kryetaren që sa më parë ta rregullojë këtë, të paktën për spitalin se njerëz ka mjaftë kendej. Parkimet këtu pengojnë, spitali është plot me vetura nuk ka vendparkim”. Që fatkeqësia të jetë më e madhe, kjo rrugë me këta gropa dhe kët papastërti që ndodhet në zemër të Tetovës, rëndohet edhe më tepër tek pjesa e urës ku, siç e shihni, parkohen me të madhe makinat duke rrezikuar edhe shembjen e urës, ku është rreptësisht e ndaluar.

Megjithatë, deri në këto momente nuk është vërejtur ende një patrull policore e cila do të intervenonte me një dënim apo shërbimin merimangë, për largimin e këtyre veturave”. Nga Komuna e Tetovës, arsyetohen se problemi i lënies pasdore të kësaj rruge nuk ka qenë tek ata. Sipas tyre, shumica e objekteve aty janë ndërtuar pa leje, gjë që ka pamundësia shprondësimin e tyre dhe hapjen e bulevardit. Nuk ka qenë problemi tek komuna e Tetovës. Ne kemi marrë iniciativë për zgjidhjen e atij problem. Nga komuna projekti është bërë, mirëpo komuna nuk e ka shpalosur se banorët kanë pasur probleme me regjistrimin e objekteve dhe pronave mirëpo kemi arritur në fund është bë regjistrimi i pronave dhe shpejt do nisim edhe realizimin e projektit- deklaroi Sinkron: Hysen Demiri, shef i Sektorit për Rrugë dhe Tokë Ndërtimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat