Është kryer vjedhje në një xhami në Reçicë të Vogël të Tetovës

Tetova

Është kryer vjedhje në një xhami në Reçicë të Vogël të Tetovës

Më: 22 janar 2018 Në ora: 12:36
Ilustrim

Dje rreth orës 14 në xhaminë e Reçicës së Vogël të Tetovës është kryer vjedhje e rëndë në hapësirën për lutje nga, deri tani, persona të panjohur, njofton Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Disa persona deri tani të panjohur dje kanë kryer vjedhje të rëndë rreth orës 14 në xhaminë e Reçicës së Vogël,, në rrugën “172”. Vjedhësit kanë hyrë kah dera e pambyllur dhe te hapësira kryesore për lutje e kanë vjedhur një kuti, e cila ka qenë e montuar në mur dhe në të ka pasur rreth 3000 denarë, si dhe mjete solidare. Përveç kësaj e kanë nxjerrë dhe e kanë marrë edhe kamerën dhe kanë dalë nga xhamia”, thonë nga SBP Tetovë.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat