Zjarri që mori pesë anëtarë të familjes Zylbehari në Tetovë ka mundësi të ketë ndodhur si pasojë e instalimit të vjetër energjetik, ose ngrohjes, tregojnë informatat e para që vijnë nga ekspertiza e kryer në shtëpinë e familjes Zulbehari.
Ministri i brendshëm Oliver Spasovski i cili bashkë me zv.kryeministrin Hazbi Lika vizituan familjen Zylbehari tha se informatat zyrtare për atë se çka në të vërtetë ndodhi mëngjesin e dy ditëve më parë, pritet të dalin brenda javës që vjen.