Arifi: Ajri në Tetovë është pastruar pasi u zgjodh edhe çështja e ujit

Tetova

Arifi: Ajri në Tetovë është pastruar pasi u zgjodh edhe çështja e ujit

Më: 29 janar 2018 Në ora: 14:22
Qyteti i Tetovës

Mbyllja e “Jugohromit”, pastrimi i deponisë dhe zgjidhja e çështjes së ujit, sipas kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, janë indikatorët që kanë ndikuar në zvogëlimin e ndotjes së ajrit, ndërkaq vazhdon të ngelet “hall i madh” komunikacioni në Tetovë.

“Ne kemi pasur një dimër i cili për komunën e Tetovës në krahasim me komunat që kanë qenë në vendet e para të ndotjes, ne kemi pasur një dimër shumë të lehtë dhe ajo i dedikohet më shumë arsyeve, faktit që fabrika “Jugohrom” nuk punon pa filtra, është hequr deponia në hyrje të qytetit, faktit që është zgjidhur çështja me ujin, kurse komunikacioni mbetet hall i madh i komunës dhe i qytetarëve. Komuna e Tetovës i shërben me shërbime të ndryshme shumë komuna përreth, qoftë sa i përket shkollave, komunave apo tregtisë dhe ajo normalisht krijon ngritje më të madhe të koncentrimit të lëvizjes. Plani ynë është zgjerimi i zonës së parkingjeve që e ulë frekuencën në pjesën qendrore të qytetit, kemi pasur tanimë takime pune dhe vazhdojnë takimet operative me policinë për të arritur njëkahëzimin si një prej zgjidhjeve dhe pakëz më tepër të ngritën kontrollin e komunikacionit”, tha Arifi gjatë promovimit të pastruesve të ajrit në çerdhen “Mlladost”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat