Pas rreshjeve të mëdha të shiut që kanë kapluar rajonin e Pollogut, lumi në fshatin Poroj i Tetovës ka dal nga shtrati.
Nga Komuna e Tetovës informojnë se menjëherë kanë marrë masa për të zhbllokuar rrugën Tetovë- Jazhincë.
Ekipet e punës po vazhdojnë të punojnë vazhdimisht që rruga mos të bllokohet, siç ndodhi në vitin e kaluar, ku kjo rrugë ishte e bllokuar me javë të tëra.