Reshjet e shiut, përmbytje në rrugën Tetovë – Trebosh - Bota Sot
Reshjet e shiut, përmbytje në rrugën Tetovë – Trebosh

Tetova

Reshjet e shiut, përmbytje në rrugën Tetovë – Trebosh

Më: 19 mars 2018 Në ora: 19:38
Tetovë – Trebosh

Reshjet e shiut, që tërë ditës kanë rënë në rajonin e Tetovës, kanë vështirësuar qarkullimin në rrugën Tetovë – Trebosh. Uji ka dalë nga kanalet dhe ka vërshuar rrugët.

Banorët thonë se rruga dhe tokat bujqësore në këtë rajon, gjatë motit me shi dhe shkrirjes së borës, gjithmonë janë në shënjestër të përmbytjeve ku shkaktohen dëme materiale, por edhe vështirësi gjatë qarkullimit të trafikut. Vozitësve u rekomandohet të shmangin këtë rrugë dhe të gjejnë alternativa tjera për të arritur në fshatin Trebosh të Komunës së Zhelinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test