Aksion për pastrim të parqeve në Tetovë - Bota Sot
Aksion për pastrim të parqeve në Tetovë

Tetova

Aksion për pastrim të parqeve në Tetovë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 21:32
Tetova

Aktivistët e shkollave të mesme në Shoqatën Kulturore Vizioni-M pastruan hapësirat e gjelbra të Tetovës për së dyti herë me radhë. Sipas tyre ky është një mesazh që ata duan të jetojnë në ambiente të pastra dhe se ata nuk do të lodhen në rikujtimin e institucioneve për të kryer punën e tyre. Me plot vullnet dhe përkushtim ata ju përveshën punës duke pastruar çdo cep të parqeve, duke përcjellë mesazhin se e duan pastërtinë.

”Ne si aktivistë të Shoqatës Vizioni-M në Tetovë, duke e parë atë se rrugët, parqet dhe çdo gjë tjetër e cila është pjesë përbërëse e qytetit të Tetovës nuk e ka pastërtinë e duhur , kemi vendosur që së pari herë të pastrojmë parkun këtu te Xhamia e Pashës, poashtu të pastrojmë edhe ambientin tek pallati i kulturës si dhe parkun e lojërave”

Madje nxënësit porosisin që edhe qytetarët të vetëdijesohen, kështu që duke kontribuar të gjithë të arrijnë ta shohin Tetovën të pastër.

”Si në çdo vend të mirë, duhet edhe Tetova të jetë vend i mirë”

Ky aktivitet do të vazhdohet nga aktivistët e shoqatës Vizioni-M duke shpresuar se zëri dhe veprat e tyre të jenë vetëdije për çdo qytetarë dhe për institucionet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test