Në Poroj inagurohet rrugët “Mujdin Aliu” dhe “Nevzat Halili” - Bota Sot
Në Poroj inagurohet rrugët “Mujdin Aliu” dhe “Nevzat Halili”

Tetova

E enjte, 18 tetor 2018

Në Poroj inagurohet rrugët “Mujdin Aliu” dhe “Nevzat Halili”

Më: 2 prill 2018 Në ora: 12:35
ilustrim

Dje me iniciativë të Bashkësisë lokale të fshatit Poroj janë inaguruar emërtimi i dy rrugëve në fshat.

Dy rrugës kryesore të Porojit do të kenë emrat e veprimtarit Nevzat Halili dhe dëshmorit të kombit Mujdin Aliu.

Në këtë organizim morën pjesë edhe Nevzat Halili dhe kryetarja e komunës, Teuta Arifi.

ërndryshe gjithashtun dje u bë edhe pastrimi i rrugëve dhe mirëmbajtja e hapësirave të gjelbëra.

“Dua të uroj këtë iniciativë të qytetarisë aktive dhe dua të potencoj se inciativa të tilla do të mirëpriten dhe përkrahen në vazhdimësi nga Komuna e Tetovës, meqë promovojnë një frymë të re të bashkëverpimit mes qytetarëve dhe udhëheqësisë lokale, që është në të mirën e të gjithë neve. U bë pastrimi i fshatit, ngjyrosja e urës dhe skajoreve, si dhe shtrimi i një pjese të trotoarit tl rrugës regjionale me pllaka betoni.

Sot gjithashtu bashkë inaguruam edhe dy rrugët kryesore në fshat që mbajnë emrat e veprimtarit Nevzat Halili dhe dëshmorit të kombit Mujdin Aliu.
Dua të falemnderoj të gjithë ata që kontribuan më çfarëdo forme në aktivitetin e sotëm, dhe le të jetë ky vetëm një fillim dhe formë se si duhet të vazhdojmë në të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit.

Një Tetovë e gjelbër fillon me TY!”, shkruan në faqen në facebook të kryetares së Tetovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test