Aksident i rëndë në Tetovë, lëndohen tre persona

Tetova

Aksident i rëndë në Tetovë, lëndohen tre persona

Më: 26 maj 2018 Në ora: 12:46
Maqedoni

Aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në rrugën Ilindenska, në udhëkryqin afër Universitetit të Tetovës. Aksidenti ka ndodhur mes makinave “Mercedes” dhe Renault”.

Sipas informacioneve të para tre persona janë lënduar, ndërsa të njëjtit janë dërguar në spital.

Pritet që pas hetimeve nga policia dhe prokurori publik të jepen më shumë detaje dhe të tregohen arsyet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat