Shënohet 24-vjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës

Tetova

Shënohet 24-vjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 07:16
Universitetit iTetovës

Sot mbushen 24 vjet nga themelimi i Universitetit të Tetovës për t’i dhënë fund diskriminimit që i bëhej popullit shqiptar në Maqedoni dhe për të trasuar një të ardhme më të mirë për të gjitha etnitetet që jetojnë në këtë vend.

Universiteti i Tetovës u lind nga ëndrra shekullore për arsimim në gjuhën amtare, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në formimin e brezave të tërë të studentëve, inxhinierëve, arsimtarëve e kështu me radhë.

Me themelimin e Universitetit të Tetovës gjendja politike, ekonomike, sociale, shoqërore e kombëtare e shqiptarëve në Maqedoni ka ndryshuar dukshëm dhe deri te ky ndryshim ka ardhur duke iu falënderuar punës së këtij institucioni arsimor.

Për mbrojtjen e këtij universiteti, shqiptarët organizuan edhe shumë protesta, në të cilat është vrarë edhe një i ri shqiptar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat