Inspektori i arsimit vërteton parregullsitë në UNT - Bota Sot
Inspektori i arsimit vërteton parregullsitë në UNT

Tetova

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Inspektori i arsimit vërteton parregullsitë në UNT

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 17:47
Ilustrim

Pavarësisht reagimeve të një dite më parë, burime të Alsat publikisht konfirmojnë informacionet e publikuara për parregullësi në Universitetin Nënë Tereza.

Sipas inspektorit të arsimit Gjorgjija Ilijevski, në inspektimin e fundit të jashtëzakonshëm në qershor të vitit 2017, është konstatuar se UNT-ja ka filluar me punë dhe ka regjistruar studentë pa akreditim të programeve studimore. Akreditimi dhe Vendimi i përkohshëm për të kanë ndodhur disa muaj pas regjistrimit të studentëve.

"Pa fituar akreditim dhe vendim të përkohshëm janë bërë mjaftë parregullësi, gjë që mund të them se është diçka e orgaizuar edhe nga institucione të tjera. Edhe sot e kësaj dite aty kemi ushtrues detyre dekanë të cilët akoma nuk janë zgjedhur dekanë. Përzgjedhja e rektorit është po ashtu jolegjitime sepse ka pasur konkurs të brendshëm ndërkohë që dihet sipas ligjit se si bëhen konkurset publike. Në senatin e universitetit ishte një person që aspak nuk ishte i punësuar në universitet si ligjerues në fakultete" – deklaroi inspektorj Gjorgjija Ilijevski.

Inspektori thotë se në atë kohë, senati nuk ka pasur asnjë student si përfaqësues. Ilijevski personalisht gjatë inspektimit në terren ka konstatuar parregullësitë dhe shkeljet që janë bërë nga ana e komisionit amë në zgjedhjen e Bashkim Idrizit, profesor inordinar.

"Komisioni amë zgjodhi Bashkim Idrizin për profesor inordinar, më herët i punësuar në Universitetin e Tetovës si profesor inordinar. Nga mbikqyrjet dhe konstatimet që i kemi bërë, më herët të lartpërmendurit i është marrë titulli profesor inordinar dhe docent. Kjo nënkupton se janë bërë manipulime nga ana e vetë universitetit ku në kohë për gjithë këto u njoftua edhe rektori. Edhepse këtë e dinte rektori dhe profesori Bashkim Idrizi, nuk ndërmorrën asgjë. Ne u detyruam të dorëzojmë padi kundërvajtëse por edhe penale" – pohoi Gjorgjija Ilijevski.

Idrizi një ditë më parë ka reaguar në rrjetet sociale për këto informacione duke i konsideruar si shpifje. Megjithatë ai sot nuk deshi të prononcohet për Alsat por tha se do të jetë i hapur të flasë më vonë.

Inspektori i arsimit Ilijevski deklaron se që nga viti i kaluar dhe deri tani, në UNT është kryer një kontroll tjetër inspektues ku është konstatuar se një pjesë e parregullësive të lartpërmendura janë mënjënuar por pjesa më e madhe akoma jo. Megjithatë, ai shton se institucioni përsëri duhet të mbajë përgjegjësi ligjore për shkeljet e bëra më herët.

"Nëse duam që Maqedonia të ecë përpara dhe t’i arrijmë të paktën vendet e Ballkanit, duhet patjetër të rishqyrtohet të gjithë aktivitetet, akreditimet dhe të bëhen vetëevaluimet, vlerësimet" – apeloi Gjorgjija Ilijevski.

Ilijevski propozon që në disa universitete, puna e të cilëve është kontestuese, përveç inspektimit të rregullt të bëhet edhe isnspektim i koordinuar me Inspektoratin e punës dhe atë financiar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test