Arrestohet një person nga Tetova, sulmoi zyrtarin policor para një objekti hotelierik - Bota Sot
Arrestohet një person nga Tetova, sulmoi zyrtarin policor para një objekti hotelierik

Tetova

Arrestohet një person nga Tetova, sulmoi zyrtarin policor para një objekti hotelierik

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

29-vjeçari M.N nga Tetova sot në mëngjes është arrestuar, pasi ka sulmuar një zyrtar policor para një objekti hotelierik në Tetovë.

MPB informon se M.N rreth orës 02:45 në Tetovë në udhëkryqin e rrugëve “Ivo Ribar Lola” dhe “Strasho Pinxhur”, para një objekti hotelierik, është përleshur fizikisht me një person tjetër.

Pas marrjes së masave nga ana e policisë, M.N ka sulmuar edhe zyrtarin policorë i cili ka ndërhyrë gjatë përleshjes.

Nga policia thonë se kundër të arrestuar do të merren masat adekuate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test