Humb jetën një punëtor nga Tetova, bie nga vinçi metalik - Bota Sot
Humb jetën një punëtor nga Tetova, bie nga vinçi metalik

Tetova

E martë, 20 nëntor 2018

Humb jetën një punëtor nga Tetova, bie nga vinçi metalik

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Tetovari R.B. (67) ka vdekur dje pas orës 16:00 pasi paraprakisht rreth orës 14:30 minuta ka rënë nga vinçi, derisa ka qenë duke punuar në qarkun e firmës private nga Poroj.

Sipas të dhënave të SPB Tetovë, tashmë i ndjeri është ngjitur në vinç dhe duke montuar gypa të pompës betonike, ka rënë nga vinçi.

“Me lëndime të rënda para orës 16:00 është dërguar në spitalin e Tetovës dhe pas ndihmës së parë është dërguar për në klinikat e Shkupit, por gjatë rrugës ka humbur jetën”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Ai shtoi se prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe punojnë në ndriçimin e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test