Fazliu-Arifi: Në fillim të shtatorit do të fillojë rregullimi i deponisë “Rusino”

Tetova

Fazliu-Arifi: Në fillim të shtatorit do të fillojë rregullimi i deponisë “Rusino”

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 19:10
Pamje nga takimi

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu sot në Tetovë u takua me Kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, ku biseduan për tema lidhur me thellimin e bashkëpunimit, për projektet e tanishme që janë në Komunën e Tetovës, për zhvillimin e kësaj komune, si dhe për deponinë rajonale “Rusino”.

“Ministri Fazliu informoi Kryetaren e Komunës Arifi për angazhimet qeveritare për zhvillimin e komunave dhe rajonet më pak të zhvilluara, si dhe për shfrytëzimin e IPA fondeve nga BE-ja për bashkëpunim ndërkufitar. Në këtë rast, ai tha se nevoja për konkurrim të komunave me projekte cilësore të interesit rajonal, do të kenë efekte afatgjate dhe do të përmirësojnë jetën e qytetarëve” thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për çështjen e gjitha rajonit të Pollogut – deponia rajonale “Rusino” e cila është në periferinë e Gostivarit.

“Tash duhet të zgjidhet problemi, kështu që Qendra për zhvillim i rajonit të Pollogut në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në fillim të muajit shtator pritet të fillojë me realizimin e këtij projekte, që gjatë kohë i preokuponte Komunat e Gostivarit dhe Tetovës”, thuhet në kumtesë.

Në kumtesë thuhet se është biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Komunave me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarët dhe shërbimet publike, pa dallim se ku jetojnë në pjesë rurale apo në pjesët urbane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat